A suspendohen policët që dje iu bashkuan Srpskas?

Aktuale

A suspendohen policët që dje iu bashkuan Srpskas?

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Kulmi i tubimit të politikanëve në veri u shënua me duartrokitje e ngritje në këmbë.

Kësaj atmosfere të mërkurën i kontribuuan edhe disa zyrtarë policorë të uniformuar, të cilët bashkë me të tjerët i dhanë përkrahje të plotë të presidentit serb Aleksander Vuçiq, në zgjidhjen e çështjeve më Kosovën.

Pjesëmarrja e tyre, krah deputetëve të Listës Serbe, kryetarëve të katër komunave veriore e asamblistëve, po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Nga ky institucion i konfirmuan televizionit se për policët kanë nisur grumbullimin e informacioneve në përputhje me misionin ligjor që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat