“Është koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë” / Kryeminsitri Kurti ka një thirrje për mërgatën

Aktuale

“Është koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë” / Kryeminsitri Kurti ka një thirrje për mërgatën

Nga: A.SH Më: 25 gusht 2022 Në ora: 22:05
Albin Kurti

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës nëpër botë.

Ai iu ka bërë thirrje mërgatë që të aplikojnë në programin që parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore.

Shkrimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për Republikën tonë. Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata.

Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore.

Afati i fundit për aplikim është data 28 gusht. Bëhuni pjesë duke aplikuar që sot. Për më shumë informata për procesin e aplikimit dhe për programin vizitoni faqen: www.cdfellowship.com

Suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat