Prindoni me garderobë gjysmë ushtarake shfaqet sërish në stadium

Aktuale

Prindoni me garderobë gjysmë ushtarake shfaqet sërish në stadium

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 23:59
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit të Kosovës sonte.

Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshje ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

E në këtë ndeshje i pranishëm ishte edhe bashkëshorti presidentes Vjosa Osmani, Prindoni.

Në fotografitë nga stadiumi, ai shihet me bluzë e këmishë të ngjashme me uniformën ushtarake, njëjtë siç veproi edhe më herët në ndeshjen Kosovë-Greqi.

Sadriu është parë me veshje të ngjashme pothuajse në të gjitha rastet kur presidentja Vjosa Osmani e ka marrë me vete edhe në “aktivitete ushtarake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat