Grabovci: Ish-krerët e UÇK-së janë shumë mirë, i përcjellin zhvillimet në Kosovë

Aktuale

Grabovci: Ish-krerët e UÇK-së janë shumë mirë, i përcjellin zhvillimet në Kosovë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 18:50
Adem Grabovci

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci sot ka vizituar qendrën e paraburgimit në Hagë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se ata janë shumë mirë me shëndet.

“Ata me shëndet janë shkëlqyeshëm, shumë mirë si asnjëherë, sa i përketë gjendjes së tyre emocionale, e kanë një qetësi të jashtëzakonshme që janë për t’u marrë shembull. Atyre ajo që u mungon më së shumti, si gjithmonë që u ka munguar është Kosova, vendi i tyre, populli i tyre, atdheu i tyre”, u shpreh ai.

Grabovci u shpreh se ish-krerët e UÇK-së i përcjellin të gjitha zhvillimet në Kosovë.

“Ata janë në rrjedh të të gjitha ngjarjeve. Të gjithë ata së bashku e kanë kryer detyrën e vet këtu, tani kompetentë për ngjarjet është dikush tjetër, ne kemi pranuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës, qytetarët duhet të jenë ata që duhet t’i përcjellin shumë me vëmendje të lartë rrjedhjen e ngjarjeve se kah po shkon Kosova, por unë po e them se Kosova është shumë më keq se sa që ka qenë para një viti, para dy viteve, e me këtë rrjedhë unë frikësohem se Kosova do të jetë edhe më keq pas një viti apo dy vitesh tjera, nëse qytetarët e Kosovës lejojnë që të shkohet më tutje më këtë papërgjegjësi”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat