Qehaja për grevën në arsim: Do të ketë një dëm jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e nxënësve

Aktuale

Qehaja për grevën në arsim: Do të ketë një dëm jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e nxënësve

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 21:05
Rinor Qehaja

Drejtor i Institutit EdGruard, Rinor Qehaja ka folur për grevën e mësimdhënësve.

Qehaja tha se kjo grevë do të ketë një dëm jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e nxënësve.

Ai përmendi dëmin që u është bërë nxënësve edhe gjatë periudhës së pandemisë.

“Do të ketë një dëm jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e nxënësve, qoftë akademik apo edhe kognitiv sikurse që na është dëshmuar si e dëmshme edhe gjatë periudhës të pandemisë dhe dëshmohet nga kushdo që është përbrenda sistemit arsimor”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat