Pacolli: Kur bëhet fjalë për sovranitet, qeveria dhe opozita duhet të jenë të bashkuar

Aktuale

Pacolli: Kur bëhet fjalë për sovranitet, qeveria dhe opozita duhet të jenë të bashkuar

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 14:43
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së dhe deputeti, Behgjet Pacolli ka deklaruar se për çështjet që kanë të bëjnë me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, opozita dhe qeveria duhet të jenë të bashkuar.

Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë gjatë dialogut.

“Qytetarët e Kosovës, të kombësisë serbe në veri, në vend që të vazhdojnë të barrikadojnë veten, duhet ta pranojnë realitetin, të respektojnë ligjet dhe rregulloret që ekzistojnë në vend.

Kosova ofron standardet më të larta sa i përket mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, (në rend të parë të serbëve) në botë.

Secili duhet të bindet që nuk ka alternativë tjetër pos bashkëjetesës në një shtet si Kosova, ku secili është i barabartë pranë të drejtave dhe përgjegjësive të tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat