40 mijë qytetarë nga Kosova u nisën drejt bregdetit shqiptarë këtë të shtunë

Aktuale

40 mijë qytetarë nga Kosova u nisën drejt bregdetit shqiptarë këtë të shtunë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 14:55
Ilustrim

Ditët e fundit te gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit, tek Ura e Drinit të Zi.

Siç raportojnë mediat shqiptare, mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare të shtunën në mëngjes kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, rreth 40 mijë kosovarë ndërsa në 25 ditët e para të Gushtit, kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë shtetas të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat