​Mustafi për marrëveshjen mbi dokumentet Kosovë-Serbi: Një hap i vogël drejt normalizimit

Aktuale

​Mustafi për marrëveshjen mbi dokumentet Kosovë-Serbi: Një hap i vogël drejt normalizimit

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 19:52
Ragmi Mustafi

Kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës Ragmi Mustafi marrëveshjen për dokumentet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur një hap të vogël drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve që duhet të përmbyllet me marrëveshjen përfundimtare, ndërkombëtarisht të obligueshme.

Në një postim në Facebook, Mustafi ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovës-Serbi vihet përmes reciprocitet që nuk e eviton pashmangshmërisht edhe trajtimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Një hap i vogël drejt normalizimit. Pavarësisht që ky dialog ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e BE, kjo krizë potencialisht për eskalim theksoi si faktor vendimtar përfshirjen e SHBA-të”, ka shkruar ai.

Ndryshe, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për letërnjoftimet, ndërkohë që Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje, duke thënë se ato do të bëhen të ditura me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat