Marrëveshja me Serbinë, Avdyli: Kosova krenare me përfaqësimin e guximshëm të Osmanit dhe Kurtit

Aktuale

Marrëveshja me Serbinë, Avdyli: Kosova krenare me përfaqësimin e guximshëm të Osmanit dhe Kurtit

Nga: A.ZH Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:09
Albin Kurti, Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani

Deputeti nga Lista “Guxo” Haxhi Avdyli, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet për shtetasit e të dy vendeve.

Ai ka thënë se fitorja e Kosovës si shtet përball Serbisë, erdhi falë guximit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, përcjell Bota sot.

“Kur figurat kryesore të shtetit flasin me një zë të vendosur, e të guximshëm përballë botës e veçanërisht përballë faktorëve destruktiv në regjion si Serbia, jo vetëm që respektohemi por vijnë edhe fitoret tona si shtet.

Sot #Kosova ndjehet e sigurt, por edhe krenare me përfaqësimin dinjitoz institucional me Presidenten Vjosa Osmani e Kryeministrin #Kurti.

Me 14 shkurt 2021 thoshim se "Zëri ynë do sjellë ndryshim për të mirë", e tani në Gusht 2022 po vërtetohet se në skenën ndërkombëtare dhe në dialog me Serbinë, Kosova bindshëm e çdo ditë po konsolidohet si shtet sovran e i pandarë.

#Kosovashtet”, ka shkruar Avdyli, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat