Marrëveshja për dokumente, Ish-bashkëpunëtori i UDB-së Fatmir Sheholli vjen me dy paralajmërime: Tash fillon loja e madhe!

Aktuale

Marrëveshja për dokumente, Ish-bashkëpunëtori i UDB-së Fatmir Sheholli vjen me dy paralajmërime: Tash fillon loja e madhe!

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 21:21
Fatmir Sheholli

Drejtori i IAMN, Fatmir Sheholli komentuar lajmin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes shteteve respektive, ku sipas tij tani do të fillojë një lojë e madhe.

Sheholli para rreth një muaj ka deklaruar publikisht se ka punuar për UDB-në dhe SHIK-un.

Ai thotë se kjo marrëveshje do t’i bëj Kosovës presion për formimin e Asociacionit, në të kundërtën sipas tij nuk do të ketë dialog.

Tash fillon loja e madhe: Nuk do të ketë dialog pa formimin e Asociacionit, Serbia kërkon që të respektohet marrëveshja e Kumanovës, ku në bazë të rezolutës 1244 do të kërkohet kthimi i personelit të sigurisë së Serbisë për ruajtjen e institucioneve fetare serbe, që janë 999 persona”, tha Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat