​Mehaj për marrëveshjen: Mirënjohje për SHBA e aleatët evropianë për mbështetje

Aktuale

​Mehaj për marrëveshjen: Mirënjohje për SHBA e aleatët evropianë për mbështetje

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 22:03
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka folur mbi marrëveshjen e arritur për dokumente ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, duke thënë se reciprociteti është parimi mbi të cilin janë të vendosur të realizojnë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të thellë për SHBA-në dhe aleatët evropianë për mbështetjen e pakursyer për të mirën e përbashkët.

“Ministria e Mbrojtjes me FSK-në përkrah institucioneve tjera të Republikës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë është dhe do të jetë në shërbim të plotë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm në vend, rajon dhe më gjerë.

Vazhdojmë drejt fuqizimit të Republikës, demokracisë, lirisë, paqes dhe integrimit të plotë euroatlantik”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat