Reagon shqiptaro-amerikani pas marrëveshjes me Serbinë, ka një pyetje për opozitën në Kosovë

Aktuale

Reagon shqiptaro-amerikani pas marrëveshjes me Serbinë, ka një pyetje për opozitën në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 27 gusht 2022 Në ora: 23:00
Bleron Baraliu

Edhe shqiptaro-amerikani Bleron Baraliu ka reaguar pas marrëveshjes Kosovë-Serbi rreth dokumenteve.

Kjo marrëveshje u publikua sot nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell është duke marr vëmendjen dhe komentimin e jashtëzakonshëm brenda e jashtë Kosovës.

Opozita shprehet se, e njejta marrëveshje kishte ndodhur qysh në vitin 2011.

Për këtë, Bleron Baraliu pyet se pse nuk e kanë detyruar pra Serbinë, që të zbaton, ose pse nuk i kanë vendosur reciprocitet, siç bëri Albin Kurti.

Baraliu thotë se tash duhet të presim dialogun për targa, asociacionin dhe njohjen e Kosovës, duke shtuar se këtu Albin Kurti ka me dëshmu integritet, dinjitet dhe guxim.

Postimi i plotë:

Si duket opozita nuk po ngihet me kurrnisen: "...e kemi ba a që 10 vjet këtë marrëveshje!" po thonë.

Ani pse bir nuk e detyrojshi Serbinë me zbatu ose me i vnu reciprocitet siç bëri Bini?!😜

Përndryshe, mendoj se duhet të presim për targat, asociacionin, njohjen...  dhe jam konfident që qoftë asgjë tjetër me ditë, këtu Albini ka me dëshmu integritet, dinjitet, dhe guxim - që kurrë nuk mund t'i kritikojmë, sepse janë virtytet mbi të cilat duhet negocuar me miq e armiq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat