“Na kemi me dalë kaçak, n’mal e s’dorëzohemi, edhe pse na tradhtoi Vuqiçi”

Aktuale

“Na kemi me dalë kaçak, n’mal e s’dorëzohemi, edhe pse na tradhtoi Vuqiçi”

Nga: M.L. Më: 28 gusht 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim Bota sot

Ish anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Luan Gacaferi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet personale ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në një postim në Facebook, Gacaferi i është drejtuar disa prej analistëve të skenës politike të Kosovës me të cilët ka ironizuar, pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vyçiq pranoi të njohë letërnjoftimët e lëshuar nga Republika e Kosovës.

Në fotografinë e publikuar, që është një ilustrim i punuar nga gazeta “Bota sot” shihen disa prej analistëve si Baton Haxhiu, Milaim Zeka, Berat Buzhala, Valon Syla etj, që sipas Gacaferit, ndihen të tradhtuar nga presidenti i Serbisë.

“Na kemi më dalë kaçak, n’mal e s’dorëzohemi, edhe pse na tradhtoi Vuqiçi”, shkruan Luan Gacaferi në përshkrimin e kësaj fotografie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat