KEK: Ka filluar procesi i ftohjes në kaldajën e njësisë prodhuese A-3

Aktuale

KEK: Ka filluar procesi i ftohjes në kaldajën e njësisë prodhuese A-3

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se në kaldajën të njësisë prodhuese A-3 ja ka filluar procesi i ftohjes në mënyrë intensiv..

Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u në Facebook, thuhet se në kaldajën e A-3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim.

“Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimale.

Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së  njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, thuhet në njoftim,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat