Lladrovci e komenton marrëveshjen për dokumente duke e kujtuar atë të Thaçit

Aktuale

Lladrovci e komenton marrëveshjen për dokumente duke e kujtuar atë të Thaçit

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 18:25
Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, ka komentuar marrëveshjes e arritur për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të shtunën e 27 gushtit.

Ai këtë sukses e ka lidhur edhe me marrëveshjen e nënshkruar 11 vite më parë.

“Të jesh sot politikan, është e lehtë, burrështetas, pak ma ngadal. Vetëm burrështetasit i përballojnë fyerjet e linçimet, pa drojë për veprimet e veta largpamëse, kjo u pa dje, pas 11 vjetëve. 11 vjet zi e terr, për tri orë, u zbardh e vërteta”, ka shkruar Lladrovci në Facebook, dielën.

Ai në mënyrë indirekte kryeministrin e Koosvës, Albin Kurtin e ka cilësuar si “të vonuar në politikë”.

“Më në fund, do të duhej ta kuptonin të gjithë të vonuarit në politikë se në çfarë pozite ishin pararendësit, udhëheqës të kësaj Republike, nga Rambujeja e këndej. Fati ynë, ishte e drejta jonë, me prijës guximtarë në orët më të rënda për Kosovën, me miq të dëshmuar dhe partneritet besnik”, ka thënë ai.

Po ashtu Lladrovci përmendi edhe mundësinë e  marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Këto marrëveshje teknike, janë barrikada të vogla para çështjes madhore, njohjes së ndërsjellë. Pavarësisht qëndrimit meskin për çështjet madhore, disa politikanë më në fund do ta ndryshojnë narrativën politike, do të bëjnë marrëveshje me zëdhënësin e Millosheviqit, por nuk do të quhen tradhtar”, ka deklaruar ai.

Ka përmendur ehde rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.

“Më e vlefshmja, pas luftës tonë çlirimtare, shpalljes së Pavarësisë dhe vendimit të GjND-së, do të jetë fitorja diplomatike me marrëveshjen gjithëpërfshirëse, e varur nga prania aktive amerikane në proces. Pa amerikanë, asnjë e drejtë jona, nuk është e mundur të realizohet, as dje, as sot, as nesër”, ka theksuar zyrtari i PDK-së.

Po ashtu, Lladrovci komentoi edhe entuaizamit për marrëveshjen e 27 gushtit të   atyre që e mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje.

“Të vetëkënaqurit me arritjen e djeshme, le ta ruajnë optimizmin për avancimin e shtetit tonë deri në fund, historia e Kosovës as ka filluar, as mbaron me këtë marrëveshje. Kosova është storje suksesi, Kosova është zemër”, ka mbaruar Lladrovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat