Kriza energjetike, Peci: Gabimi më i madh i Kosovës është mosndërtimi i termocentraleve

Aktuale

Kriza energjetike, Peci: Gabimi më i madh i Kosovës është mosndërtimi i termocentraleve

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 22:39
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka komentuar situatën me energji elektrike në vend.

Peci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova gabimin më të madh e ka bërë në politikat e energjisë, që nuk i ka ndërtuar termocentralet e planifikuara.

Sipas tij, nëse ato do të ndërtoheshin “Kosova do të ishte sot fuqi energjetike”.

“Gabimi më i madh që është bërë në vendin tonë është në politikat e energjisë. Po t’i kishim ndërtuar termocentralet e planifikuara, sot Kosova do te ishte fuqi energjetike, dhe do të ishte një vend me ekonomi stabile, me çmime shumë më të lira, dhe vend joshës për investime të huaja”, ka shkruar Peci.

Ai ka shtuar se në mungesë të këtyre termocentraleve, sot kemi një situatë krejt të kundërt me pasoja që vështirë mund të parashikohen

“Sot, e kemi situatën krejt të kundërt, me pasoja qe vështirë mund të parashikohen. Në botën moderne, siguria energjetike është e rëndësisë në mos më të madhe, se sa të asaj të posedimit të një ushtrie të fuqishme.  Tani jemi në një situatë, me të cilën do të ballafaqohemi, si thonë në Gjakovë “duke pa duke bë”!”, ka shkruar Peci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat