Haxhi Avdyli: 50 për qind e kapaciteteve të shtretërve spitalorë nuk shfrytëzohen

Aktuale

Haxhi Avdyli: 50 për qind e kapaciteteve të shtretërve spitalorë nuk shfrytëzohen

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 11:32
Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se sipas statistikave që nga paslufta asnjëherë më shumë se 50 për qind e kapaciteteve të shtretërve spitalorë nuk janë shfrytëzuar.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për investime në teknologji të avancuar, furnizime stabile dhe kuadro kompetente mjekësore.

“Prishtina edhe mund të ketë nevojë për Spital të ri”, ka shkruar Avdyli në llogarinë  tij në Facebook.

“Por sipas statistikave që nga paslufta asnjëherë më shumë se 50% kapacitetet e shtretërve spitalor nuk janë shfrytëzuar”.

“Edhe pse te ne kohëzgjatja e qëndrimit në Spital është më e lartë se në shumë shtete, neve akoma na mbesin 45 % e shtretërve pa shfrytëzuar”.

“Kosova ka nevojë për investime në teknologji të avancuar, furnizime stabile dhe kuadro kompetente mjekësore”.

“E aty ku ka ngarkesë në shfrytëzim të shtretërve, pse jo edhe rritje të hapësirave dhe shtretërve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat