Kurti përkujton ditën kur Kosova mirëpriti grupin e parë të afganëve

Aktuale

Kurti përkujton ditën kur Kosova mirëpriti grupin e parë të afganëve

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 12:22
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar ditën kur Kosova mirëpriti grupin e parë të afganëve.

Përmes një postimi në Tëitter, shefi i qeverisë ka shkruar se vendi ynë ka siguruar strehim për 1 mijë e 798 afganë.

Ai tutje thotë se ‘jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse’.

“Në këtë ditë të një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë”, ka shkruar më tej kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat