Përdhunimi i 11 vjeçares, Arianit Koci kërkon burgim të përjetshëm për dhunuesit!

Aktuale

Përdhunimi i 11 vjeçares, Arianit Koci kërkon burgim të përjetshëm për dhunuesit!

Nga: A.M. Më: 29 gusht 2022 Në ora: 17:27
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka komentuar rastin e rëndë, ku u raportua për dhunimin e një vajzë 11-vjeçare në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se për vepra të tilla dënimi minimal është 15 vjet, ndërsa dënimi maksimal është burgimi i përjetshëm.

“Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale dhe do të shprehet fuqishëm gjykimi shoqëror për vepra të tilla penale.

Këto edhe janë dy prej katër qëllimeve të dënimit”, u shpreh Koci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Monstrumëve në trajtë njerëzore iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës.

Pa e paragjykuar fajësinë, po ju tregoj që për personat mbi moshën 18 vjeçare, me rrethanat që po paraqiten në media se si është kryer vepra penale e dhunimit ndaj vajzës 11 vjeçare - dënimi minimal është 15 vjet.

Dënimi maksimal është burgimi i përjetshëm.

Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale dhe do të shprehet fuqishëm gjykimi shoqëror për vepra të tilla penale.

Këto edhe janë dy prej katër qëllimeve të dënimit.

E sa për rehabilitimin e kryerësve - poashtu njëri prej qëllimeve të dënimit, të njëjtët le të rehabilitohen në burg.

Përjetësisht!

P.s

Nëse vajza 11 vjeçare ka prindër, prokuroria dhe institucionet tjera duhet patjetër të merren me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat