Kryetari i Prishtinës: Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri!

Aktuale

Kryetari i Prishtinës: Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri!

Nga: M.L. Më: 29 gusht 2022 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i tronditur nga rasti i dhunimit të vajzës 11 vjeçare nga pesë persona në Prishtinë.

Rama me anë të një postimi në Facebook, duke reaguar për rastin e tmerrshëm ka ftuar organet e rendit që të jenë sa më prezent në hapësirat publike dhe më vigjilent ndaj rasteve të tilla, përcjell "Bota sot".

“Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, na ka tronditur të gjithëve.

Jam thellësisht i prekur nga kjo ngjarje dhe ftoj organet e rendit që të jenë sa më prezent në hapësirat publike dhe më vigjilent ndaj rasteve të tilla.

Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për t'i dhënë fund këtyre abuzimeve të tmerrshme dhe mosndëshkimit që lejon që këto akte makabre të vazhdojnë të ndodhin”, ka shkruar Rama.

Kreu i Prishtinës ka thënë se është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më.

Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri!

Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit, zotohem se do të punojmë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, në mënyrë që bashkë t’i parandalojmë rastet e tilla dhe të ofrojmë mbështetje për të gjithë viktimat”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat