Dhunimi i 11-vjeçares, sot mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente

Aktuale

Dhunimi i 11-vjeçares, sot mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Sot do të mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente për rastin e dhunimit të një 11-vjeçares në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Vetëvendosjes Tinka Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Sipas saj, nuk ka gjë më të rëndësishme se siguria e vajzave, duke shtuar se mllefin duhet kthyer në drejtësi.

“Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave. Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi. Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat