Reagon ashpër edhe Adriatik Kelmendi për rastin e 11 vjeçares – ka disa fjalë për “bishat” që e sulmuan të miturën!

Aktuale

Reagon ashpër edhe Adriatik Kelmendi për rastin e 11 vjeçares – ka disa fjalë për “bishat” që e sulmuan të miturën!

Nga: M.H. Më: 30 gusht 2022 Në ora: 09:46
Adriatik Kelmendi

Dita e djeshme ka qenë e shoqëruar me mijëra reagime në lidhje me dhunimin e një 11 vjeçare nga pesë burra.

Reagimet lidhur me këtë ngjarje po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Është gazetari Adriatik Kelmendi ai i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë që ky sulm është një ngjarje që të lë pa fjalë.

Sipas tij, ne alarmohemi si shoqëri kur e keqja na përplaset turinjve, përcjell “Bota sot”.

“Po kërkohet të publikohen emrat e dhunuesve. Kërkesë shumë e drejtë. Por ne këtu, në rrjete sociale, i kemi dhunuesit që na paradojnë çdo të lumen ditë, me emër, mbiemër dhe figurë. Shikojini edhe një herë komentet e bishave nën lajmet që flasin për vajza, çifte, dhunë në çifte, ose nëna vetëushqyese, dhe do të bindemi se sa dhunuesi, sa mendja e sëmurë, nuk e ka fare problem të bëjë vepra penale çdo ditë pa u fshehur fare”, shkruan tutje Kelmendi.

Postimi i plotë

Sulmi i pesë bishave ndaj një vocërrakeje 11-vjeçare është nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë. Memec. Se e sheh sa të pafuqishëm mund të jemi si individë përballë bishave në mesin tonë.

Pse nuk kam fjalë është se nuk jam i befasuar. Dhe ky është lajm edhe më i keq.

Ne alarmohemi si shoqëri kur e keqja na përplaset turinjve, kurse nuk e shohim çdo ditë tek na vallëzon ngadhënjyese para syve.

Po kërkohet të publikohen emrat e dhunuesve. Kërkesë shumë e drejtë. Por ne këtu, në rrjete sociale, i kemi dhunuesit që na paradojnë çdo të lumen ditë, me emër, mbiemër dhe figurë. Shikojini edhe një herë komentet e bishave nën lajmet që flasin për vajza, çifte, dhunë në çifte, ose nëna vetëushqyese, dhe do të bindemi se sa dhunuesi, sa mendja e sëmurë, nuk e ka fare problem të bëjë vepra penale çdo ditë pa u fshehur fare.

Ne si shoqëri i tolerojmë. Nganjëherë dikush edhe i shpërblen me ndonjë like “s’e ka keq”.

Pastaj të tillët trimërohen. Nga tastierat dalin në park, i shkojnë pas ndonjëherë edhe në shtëpi, në gjah ndaj viktimës që zbret nga ekranet e kompjuterëve dhe kthehet në viktimë edhe fizike.

Sa herë i kemi denoncuar të tillët? Sa herë i kemi lajmëruar në polici?

E keqja nuk na erdhi dje nga qielli. Vocërraken 11-vjeçare e kthyem në viktimë të gjithë ne, kush më shumë e kush më pak. E tmerri rritet kur e di thuajse qind për qind se nesër do të ketë edhe një viktimë tjetër, pastaj edhe një dhe pas asaj edhe të tjera…

Se kemi dështuar dhe po vazhdojmë të dështojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat