​Kurti flet për të pagjeturit, ka një thirrje për Beogradin

Aktuale

​Kurti flet për të pagjeturit, ka një thirrje për Beogradin

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:27 Përditësuar në ora: 12:14 më 30.08.2022
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Krerët e shtetit: Serbia të pranojë krimet dhe të tregojë vendndodhjen e të pagjeturve

Krerët e institucioneve në Kosovë kërkojnë që Serbia të përgjigjet për krimet e kryera në Kosovë dhe të tregojë vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë duke i hapur arkivat në Beograd. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare për të Zhdukurit duke bërë homazhe pranë obeliskut për personat e pagjetur ku edhe kanë theksuar nevojën që ndërkombëtarët të bëjnë trysni mbi Beogradin.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian rreth çështjes së të pagjeturve por ka theksuar se Serbia nuk po e pranon propozimin e Kosovës.

Osmani: Me trysni ndërkombëtare të arrihet marrëveshja që do t’i shtrinte rrugën zbardhjes së fatit të të zhdukurve me dhunë

“Besoj jemi në rrugë të duhur sepse Republika e Kosovës ka treguar jo vetëm konstruktivitet por edhe ka dhënë propozime konkrete të cilat kontribuojnë në këtë drejtim por kontribuojnë edhe për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Në këtë drejtim kemi bashkëpunuar shumë afër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, për fat të keq Serbia akoma nuk e ka pranuar këtë propozim por shpresojmë që me trysni ndërkombëtare që përfundimisht të arrihet kjo marrëveshja e cila do ta shtrinte rrugën drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve me dhunë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka bërë thirrje që bashkë me komunitetin ndërkombëtar të rrisin angazhimin në mënyrë që Serbia të përgjigjet për krimet e kryera.

Ajo ka thënë se Serbia ka kryer krim të dyfishtë, duke vrarë dhe fshehur pastaj krimet në luftën e fundit në Kosovë.

Osmani: Serbia të përgjigjet për krimet e kryera

“Edhe sot bëjmë thirrje që së bashku me komunitetin ndërkombëtar të rrisim angazhimin në mënyrë që Serbia përfundimisht të përgjigjet për krimet e kryera por edhe të tregojë vendndodhjen e qytetarëve tanë, më të dashurve tanë, për të cilët akoma nuk e dimë ku janë. Siç e dini në dialogun me Serbinë është prioritizuar çështja e të zhdukurve më dhunë dhe institucionet e Kosovës janë duke bërë të pamundurën në mënyrë që nëpërmjet këtij procesi përfundimisht Serbia t’i jep të gjitha të dhënat që do të na çonin deri tek zbardhja e fatit të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë”, ka thënë presidentja e vendit.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Beogradi zyrtar duhet të hap arkivat.

Kurti: Në Beograd të hapën arkivat dhe të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë

“Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë që sa më parë të zbardhet fati i atyre 1617 të pagjeturve dhe njëkohësisht që më faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni që në Beograd të hapen arkivat dhe asisoj të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë. Përveç që duhet të hapën arkivat, në të njëjtën kohë edhe prokurorial tek ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë, i varrosen, i zhvarrosen, i dërguan në Serbi, i varrosen atje, dhe më pas u zhvarrosën nga ato pesë varreza masive që mbase ka më shumë se aq”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se në mesin e 1617 të zhdukurve me dhunë ka edhe jo shqiptarë duke shtuar se institucionet angazhohen për zbardhjen e fatit të të gjithë të pagjeturve pa dallim etnie.

Kurti: E dënojmë çdo ditë gjenocidin e Serbisë në Kosovë

“Në mesin e 1617 të zhdukurve me dhunë ka edhe që nuk janë shqiptarë, shumica dërrmuese janë shqiptarë, por ka edhe që nuk janë shqiptarë dhe ne angazhohemi për zbardhjen e fatit të të gjithëve pa dallim etnie. I ftoj qytetarët të cilët dinë, kanë informacion, që atë ta bëjnë publik, përveç hapja e arkivave në Beograd edhe qytetarët në Serbi duhet të ndihmojnë dhe të flasin çka dinë, por jo vetëm në Serbi, është e nevojshme që të gjithë qytetarët të flasin për informacionet që mund t’i kenë. Ne e dënojmë për çdo ditë me veprimtarinë tonë institucionale, me qëndrimet e tona shtetërore, gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Me disa aktivitete, edhe në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve derisa mungojnë edhe mbi 1600 persona të zhdukur me dhunë nga në luftën e fundit në Kosovë.

​Kurti për të pagjeturit: Beogradi të hap arkivat e prokuroria në Prishtinë të jetë më aktive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve të obelisku i personave te pagjetur tha se Beogradi duhet të hap arkivat dhe të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë.

“Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve dhe që me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni që në Beograd te hapën arkivat. Përveç qe duhet të hapën arkivat (në Beograd), edhe prokuroria tek ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë, i varrosen, i zhvarrosen, i dërguan në Serbi , i varrosen atje dhe më pas ku u zhvarrosen nga ato pesë varreza masive qe mbase ka edhe më shumë se aq”, tha Kurti.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat