Prapaskenat e ftesës së Kurtit me opozitën, Krasniqi: Ja çfarë po fshihet mbrapa këtij takimi

Aktuale

Prapaskenat e ftesës së Kurtit me opozitën, Krasniqi: Ja çfarë po fshihet mbrapa këtij takimi

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:38
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka deklaruar se praktika e kryeministrit Albin Kurti që ta ftojë opozitën në një lloj bisede informative, si kur është ngushtë, ashtu edhe kur ndihet komod, është praktikë jodemokratike.

Sipas analizës së Krasniqit, harmonizimet e qëndrimeve për çështje të rëndësishme shtetërore me opozitën, bëhen në Kuvend e jo në takime joformale të stilit të bajraktarëve.

Nga ana tjetër, për takimin që ka ftuar sot, Krasniqi shprehet se shefi i qeverisë nuk ka asgjë të rëndësishme për të kumtuar a biseduar, sepse problemi i letërnjoftimeve është një problem administrativ-teknik.

Prognoza e Krasniqit është se takimi mund të jetë që në prapavijë të kësaj ftese është përgatitja e klimës për asociacionin apo ‘zajednicën’ por nëse është ashtu, ajo duhet të thuhet qartë e jo të maskohet.

Për Krasniqin, opozita në çdo rast, duhet të jetë korrektuese e qeverisë, jo patericë e qeverisë.

“Prandaj, opozita nuk ka pse lidhet pas qerres së qeverisë, sa herë i ngecë qerrja në baltë. Qeveria duhet ta shtyjë vetë përpara qerren e vet. Mjafton që opozita të mos i vejë shkopinj nën rrota. (Sa për ilustrim: në Serbi Vuçiqi (qeveria) nuk konsultohet fare me opozitën për të njëjtën temë. Është përgjegjësi direkte e tij dhe e qeverisë serbe.)”, shkroi ai në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat