EULEX: Qëndrojmë pranë familjarëve të 1621 personave të zhdukur të Kosovës

Aktuale

EULEX: Qëndrojmë pranë familjarëve të 1621 personave të zhdukur të Kosovës

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:49
Foto

“Për ta vështirësuar kërkimin e personave të zhdukur dhe për t’i fshehur provat, kryerësit e atyre krimeve i kanë fshehur trupat në varre të vogla klandestine apo edhe nëpër varreza”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka theksuar se qëndron pranë familjarëve të 1621 personave të zhdukur të Kosovës të cilët janë viktima të këtij krimi mizor dhe kanë të drejtë të dinë të vërtetën rreth fatit të më të dashurve të tyre.

Sipas kwtij misioni, për ta vështirësuar kërkimin e personave të zhdukur dhe për t’i fshehur provat, kryerësit e atyre krimeve i kanë fshehur trupat në varre të vogla klandestine apo edhe nëpër varreza.

“Që nga fillimi i mandatit e deri më sot, EULEX-i ka punuar pareshtur për gjetjen dhe kthimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur tek familjet e tyre për një varrim të respektuar dhe dinjitoz”.

“Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është detyrë e vazhdueshme; që nga viti 2009, Misioni ka kryer gjithsej 692 operacione në teren për gjetjen e personave të zhdukur, që përfshijnë 188 zhvarrime. Mbetjet mortore të 480 individëve janë identifikuar, përfshirë 332 persona të zhdukur. Gjatë periudhës gusht 2021 – gusht 2022, ekspertët e EULEX-it morën pjesë në 21 operacione në teren, që kanë përfshirë nëntë zhvarrime. Kjo ka rezultuar në identifikimin e tre personave të zhdukur. Aktualisht ekspertët e EULEX-it janë po ashtu duke punuar me autoritetet e Kosovës për rishikimin e të gjitha mbetjeve mortore njerëzore që janë të ruajtura në morgun e Prishtinës, si dhe të dosjeve të ndërlidhura”.

“Për ta vështirësuar kërkimin e personave të zhdukur dhe për t’i fshehur provat, kryerësit e atyre krimeve i kanë fshehur trupat në varre të vogla klandestine apo edhe nëpër varreza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat