Pas dhunimit të 11 vjeçares, qeveria do të krijojë Komision Profesional

Aktuale

Pas dhunimit të 11 vjeçares, qeveria do të krijojë Komision Profesional

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:25
Foto nga takimi

Marrë shkas nga rasti i përdhunimit të një vajze 11 vjeçare, me ftesë të zëvendësministres së Drejtësisë, Nita Shala, sot u mblodh Grupi i Përgjigjes Emergjente.

Pas këtij takimi, zëvendësministrja Shala, njëherit Koorinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje, theksoi se ndanë shqetësimin lidhur me rastin e dhunimit të vajzës në Prishtinë.

Aty u theksua se qeveria do të krijojë një Komision Profesional, i cili do të analizojë dhe rekomandojë veprime konkrete.

Një hulumtim kriminologjik të faktorëve që çojnë në kryerjen e veprimeve tilla.

Përgjigjet institucionale ndaj rasteve të abuzimit me të mitur.

Zhvillimi i procedurës dhe epilogu i rasteve të kësaj natyre si rezultat i veprimeve të prokurorisë dhe gjykatave në Republikën e Kosovës, për një periudhë 5 vjeçare.

Fëmijët e vajzat tona kanë të drejtë të jetojnë të lira prej dhunës. Jemi të vetëdijshëm për obligimin institucional për të garantuar që të njëjtat të shkojnë pa frikë të dhunimit në shkollë, punë a kudo nëpër hapësirat publike.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Me ftesë të zëvendësministres së Drejtësisë, Dr. Nita Shala, sot u mblodh Grupi i Përgjigjes Emergjente:

Përfaqësues nga Policia e Kosovës, Prokuroria, Mbrojtësit e viktimave, Punëtorët social, Gjykata dhe Ministria e Punëve të Brendhshme.

Pas këtij takimi, zëvendësministrja Shala, njëherit Koorinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje, iu adresua mediave përmes një prononcimi lidhur me qëllimin e këtij takimi:

“Ndajmë shqetësimin lidhur me rastin e dhunimit të vajzës në Prishtinë.

Konfirmojmë ndërmarrjen e veprimeve institucionale sipas parashikimeve ligjore. Sa i takon të dyshuarve, informojmë se janë arrestuar katër prej tyre dhe i dyshuari i pestë, tashmë i identifikuar, është në kërkim. Me kërkesë të Prokurorit të rastit, dy të arrestuarve të parë iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Seanca për paraburgim lidhur me dy të dysharit tjerë të arrestuar pritet të zhvillohet brenda afateve të parashikuara ligjore. Eshtë ofruar mbrojtja e të dëmtuarës dhe shërbimet adekuate mbështetëse.

Nisur nga ndjeshmëria e rastit, duke qenë se kemi të bëjmë me të mitur, kërkojmë mirëkuptimin e gjithësecilit sa i takon detajeve mbi rastin. E një rëndësie të posaçme është mbrojtja e integritetit të të miturve në procedurë.

Konfirmojmë gatishmërinë e secilit institucion përgjegjës për ndërmarrjen e të gjithë veprimeve, konform legjislacionit në fuqi.

Qeveria do të krijojë një Komision Profesional, i cili do të analizojë dhe rekomandojë veprime konkrete në vijim.

Komisioni do të bëjë:

Një hulumtim kriminologjik të faktorëve që çojnë në kryerjen e veprimeve tilla;

Përgjigjet institucionale ndaj rasteve të abuzimit me të mitur;

Zhvillimi i procedurës dhe epilogu i rasteve të kësaj natyre si rezultat i veprimeve të prokurorisë dhe gjykatave në Republikën e Kosovës, për një periudhë 5 vjeçare.

Fëmijët e vajzat tona kanë të drejtë të jetojnë të lira prej dhunës. Jemi të vetëdijshëm për obligimin institucional për të garantuar që të njejtat të shkojnë pa frikë të dhunimit në shkollë, punë a kudo nëpër hapësirat publike”.

Zëvendësministrja Shala theksoi se Grupi do të rimblidhet sërish brenda kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat