Gjinovci i kthehet ashpër aktivistes që fajësoi nënën e 11-vjeçares për dhunimin

Aktuale

Gjinovci i kthehet ashpër aktivistes që fajësoi nënën e 11-vjeçares për dhunimin

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 14:05
Rron Gjinovci, Xheraldina Rexhepi

Analisti Rron Gjinovci i ka reaguar aktivistes Xheraldina Rexhepi e cila në protestën e së martës pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga Prishtina tha se dështuan të gjithë, teksa pati kritika edhe për prindërit e vajzës së mitur.

“Nuk ka dështu shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështu krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështu. Ka dështu nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën shtatë orë, kanë dështu prindët e atyre djemve që i kanë eduku në mënyrën që me e bë krim makabër dhe mos me u ndi fajtorë”, theksoi ajo para gazetarëve.

Për këtë çështje është shprehur i zemëruar Gjinovci.

“‘Ka dështu nëna e asaj vajze…’. Sa budalla është në këtë Kosovë na tepër mirë jena”, shkroi ai në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat