Rama i reagon Qeverisë për listat e grevistëve: Kërkesë e kundërligjshme, çmimet janë rritur, pagat kanë mbetur të njëjta

Aktuale

Rama i reagon Qeverisë për listat e grevistëve: Kërkesë e kundërligjshme, çmimet janë rritur, pagat kanë mbetur të njëjta

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 22:11
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kërkesa e Qeverisë për listat e mësimdhënësëve po mbajnë grevë, është e kundërligjshme.

Rama përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se çmimet janë rritur, por pagat kanë mbetur të njëjtat.

Reagimi i plotë Ramës, pa ndërhyrje:

Është e drejtë e institucioneve arsimore dhe të administratës që të vihen në grevë. Pandemia dhe, pas saj, lufta në Ukrainë, bënë që të rriten të gjitha çmimet. Vetëm pagat mbetën të njëjtat.

Kërkesa e qeverisë së Kosovës bërë drejtorive komunale të arsimit për t’ua nisë listat e mësimdhënësve grevistë, që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave, është e kundërligjshme. Por është e drejtë legjitime e qeverisë që mësimdhënësit t’ia nënshtrojë testit të rivlerësimit, proces ky që duhet të ishte ndërmarrë që moti.

Ndërkohë, shtatori sapo nisi dhe nxënësit duhet patjetër t’u kthehen bankave shkollore kurse punonjësit administratës. Është prandaj imperative që bashkimi i sindikatave dhe qeveria të mos e ndërpresin dialogun dhe të gjejnë një kompromis një orë e më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat