Pse dha dorëheqje Samedin Mehmeti?

Aktuale

Pse dha dorëheqje Samedin Mehmeti?

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 22:42
Samedin Mehmeti

Dhunimi i 11-vjeçares nga pesë persona dërgoi në dorëheqje të dy drejtorëve të institucioneve të sigurisë.

Të martën nga detyra e të parit të Policisë së Kosovës u largua Samedin Mehmeti.

Kurse një ditë pas, detyrën e liroi edhe Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

“Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares, si akt moral jep dorëheqje, Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi. Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftimi e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Largimi i Mehmetit bëri që të ketë reagime të shumta në opinionin publik.

Shkarkimi i drejtorit të Policisë sipas njohësi të sigurisë, Drizan Shalës ishte një gjë e planifikuar më herët.

Kurse sipas Shalës dorëheqja e drejtorit të Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve lidhet më rastin e dhunimit.

Largimi nga detyra e Samedin Mehmetit, sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berishës pikërisht disa ditë para se të hyjë në fuqi reciprociteti nuk është e arsyeshme.

Madje sipas Berishës ka pasur edhe më herët arsye të tjera për të cila ishte dashur që Mehmeti të jepte dorëheqje.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm Fehmi Hoti.

Për dhunimin e 11-vjeçares u arrestuan 5 persona, të cilët po mbahen në paraburgim. Ndërkohë që akti i dhunimit të së miturës shokoi opinionin kosovar si dhe zgjoi reagime nga krerët të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat