Xhaferi (LDK): 4 Ministri kanë 0 punë e projekte, Murati nuk ja u ndali pagat, kurse mësuesve po

Aktuale

Xhaferi (LDK): 4 Ministri kanë 0 punë e projekte, Murati nuk ja u ndali pagat, kurse mësuesve po

Nga: A.SH Më: 1 shtator 2022 Në ora: 00:04
Xhafer Tahiri

Mësimëdhënësit tashmë veç kanë hyrë në grevë. Më 1 shtator nis fillimi i vitit shkollor, por që nga ministria kanë bërë thirrje për nisje të mësimit, kurse nga SBASHK-u ka thënë se do të ketë grevë.

E nga ana tjetër ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se grevistët nuk do të paguhen.

“Ata janë të vetëdijshëm që çfarëdo greve që mbahet, fillimisht i dëmton nxënësit, të cilët edhe ashtu e kemi parë në testet ndërkombëtare se nuk qëndrojnë mirë, por dëmton financiarisht edhe vetë grevistët që nuk paguhen për ditët që janë në grevë”.

Kures, anltari i LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se qeveria e Kurtit, ka 4 ministri që kanë zero pune dhe projekte, pse Murati nuk ua ndalin atyre pagën e mësuesve po.

“4 Ministri kane 0 punë e projekte kapitale për 6 muaj, atyre Hekuran Murati nuk ja u ndali pagat, mësuesve po 🤦🏻‍♂️”, ka shrkuar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat