Dugolli: Pres që marrëveshja për lëvizje të lirë të zbatohet pa probleme

Aktuale

Dugolli: Pres që marrëveshja për lëvizje të lirë të zbatohet pa probleme

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 00:06
Bujar Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se pret që sonte në mesnatë të fillojë pa probleme zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve në kufijtë e Kosovës me Serbinë. “Natyrisht që presim që kjo marrëveshje të zbatohet”, ka thënë Dugolli në RTK.

Ai ka thënë se për këtë marrëveshje, në radhë të parë duhet falënderuar SHBA-në, BE-në dhe të gjithë ata që ishin të kyqyr në arritjen e marrëveshjes. “Është një lajm i mirë sepse ishim dëshmitar se para një muaji vendimi i qeverisë së Kosovës hasi në një rezistencë“, ka shtuar Dugolli.

Ai ka thënë se zbatimit të kësaj marrëveshje duhet t’i gëzohen edhe kundërshtarët politikë, pasi sipas tij kjo është arritur falë vendosëmrisë së madhe dhe kreativitetit të kryeministrit Kurti dhe bashkëpunimit të tij të plotë me aleatët.

Sipas Dugollit për dallim nga marrëveshja e 11 viteve më parë, tani ujdia e arritur së fundmi është më e avancuar, pasi më qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë të pajisen me dokumente shtesë gjatë kalimit të kufirit në Serbi.

Ndonëse nuk pret që të ketë pengesa në zbatimin e marrëveshjes duke filluar nga mesnata e sotme, Dugolli ka thënë se në rast se ndodhë një gjë e tillë, atëherë do të vihet në zbatim reciprociteti.

“Nëse nuk zbatohet do t’ia kthejmë edhe me të njëjtën masë. Por nuk besoj se do të ndodhë diçcka e tillë dhe do të shkojë gjithçka në drejtimin e duhur”, ka shtuar Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat