Nga sonte ndalohet hyrja në Kosovë me targa serbe PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’

Aktuale

Nga sonte ndalohet hyrja në Kosovë me targa serbe PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Këtë mesnatë ka nisur zbatimi i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë edhe për çështjen e targave, një vendim i 29 qershorit i Qeverisë së Kosovë, që ndalon përdorimin e targave serbe që mbajnë akronimet e qyteteve të Kosovës.

Targat që do të ndalohen për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia janë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë lëshuar nga 10 qershori 1999 e deri më 21 prill 2022.

 Atyre do t’u mundësohet regjistrimi i automjeteve me targat RKS.

Pronarëve të këtyre targave, qeveria u ka thënë afat dy muaj, që t’i marrin targat RKS, që lëshohen nga Qeveria e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat