Edhe në Merdarë nuk lëshohet më dokumenti për hyrje/daljet

Aktuale

Edhe në Merdarë nuk lëshohet më dokumenti për hyrje/daljet

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Edhe në pikën kufitare po zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet identifikuese më 27 gusht.

Në këtë pikë kufitare nuk po lëshohet dokumenti për hyrje/daljet.

Bazuar në marrëveshje pala serbe ka pranuar që të mos e lëshojë dokumentin për hyrje/dalje për poseduesit e dokumenteve kosovare me kusht që në të gjitha pikëkalimet kufitare të vendosë tabela ku thuhet se kjo po bëhet për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat