​Kërkohet zgjidhje për grevën: Rreth 320 mijë nxënësve po iu mohohet e drejta për arsim

Aktuale

​Kërkohet zgjidhje për grevën: Rreth 320 mijë nxënësve po iu mohohet e drejta për arsim

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës kanë reaguar karshi grevës në arsim duke thënë se nëse sot më 1 shtator nuk fillon mësimi, rreth 320,000 nxënësve do t’iu mohohet e drejta themelore për arsim.

Përmes një komunikate për media, KOMF dhe KNK konsiderojnë se në mesin e tyre, e drejta për arsim do t’i mohohet rreth 25,000 fëmijëve të cilët presin të ulen në bankat e shkollës për herë të parë.

“Mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës”, thuhet në komunikatë për media. 

KOMF iu ka bërë thirrje palëve në këtë proces të kenë konsideratë kryesore interesin më të mirë të fëmijës, të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, pasi ndërprerja e arsimit dëmton më së shumti fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat