Vdes një pacient në një spital privat në Prishtinë, familjarët dyshojnë se nuk mori trajtimin e duhur mjekësor

Aktuale

Vdes një pacient në një spital privat në Prishtinë, familjarët dyshojnë se nuk mori trajtimin e duhur mjekësor

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët vdesin gjatë kohës që trajtohen në spitale, si ato publike edhe private. E familjarët shpesh herë fajin e drejtojnë kah stafi shëndetësorë, të cilët i akuzojnë për trajtim jo të duhur mjekësor.

Një rast i tillë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku në një nga spitalet private të Prishtinës ka humbur jetën një pacient.

Sipas njoftimit të Policisë, familjarit i të ndjerit dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo adekuat mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësorë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti është cilësuar “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat