​Nagavci për grevat: Shqetësimin e ndajmë bashkërisht

Aktuale

​Nagavci për grevat: Shqetësimin e ndajmë bashkërisht

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:41
Arbërie Nagavci

Ky shtator nxënësit i gjen në shtëpi për shkak të grevës së mësimdhënësve, e për këtë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se shqetësimin se shumë nxënës nuk janë në shkolla e ndajnë të gjitha palët.

Nagavci me rastin e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë Shqipëri u shpreh se për Qeverinë e Kosovë arsimi mbetet prioritet. 

Nagavci: Shqetësimet i ndajmë bashkë, për qeverinë tonë arsimi është prioritet

“E di se sa shumë nxënës për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja nuk janë në klasat tona, por jam e bindur se shqetësimin e ndajmë bashkërisht, bashkë më prindërit, bashkë me mësimdhënësit me të gjithë që të tjerët, andaj edhe për qeverinë tonë arsimi është prioritet”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat