Sejdiu: Kurti po bën punë të mirë në dialog, nga ndalja e referendumit e deri të marrëveshja

Aktuale

Sejdiu: Kurti po bën punë të mirë në dialog, nga ndalja e referendumit e deri të marrëveshja

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 21:59
Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka lavdëruar marrëveshjen e fundit mes Kosovës e Serbisë për dokumentet për hyrje/dalje.

Ai tha se tash në territorin e Serbisë, qytetari i Kosovës mund të futet me një dokument i cili është dokument shtetëror i Kosovës.

Tutje, ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke bërë një punë të mirë në dialogun me Serbinë.

“Filloi me ndaljen e referendumit, vazhdoi me ndaljen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, pastaj me diskutime me tema që lidhen me njohjen e dokumenteve identifikuese të Kosovës pa ndonjë dokument shtesë i cili të zhvleftëson si shtet. Pra, këto për mua janë lëvizje të mira përpara”.

“Kjo është një situatë e re që e ka krijuar Qeveria Kurti. Mendoj se edhe tensionet për veriun kanë dëshmuar një gjë, ajo që Kurti ka arritur t’i bind faktorët ndërkombëtarë edhe shtetet tjera që ka potencë të futet në veri dhe kjo ndryshoi rrethanën faktike atje”, është shprehur Sejdiu në “Rubikon”.

Më tej, Sejdiu tha se situata e sotme ia jep një leje Kurtit në dialog, teksa shtoi se “kemi e kemi ‘frerin’ se deri ku është i gatshëm Kurti të dialogoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat