Paralajmërohen reduktime të mëdha të rrymës gjatë dimrit

Aktuale

Paralajmërohen reduktime të mëdha të rrymës gjatë dimrit

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 00:52
Ilustrim

Ani pse gjatë ditës së sotme janë rikthyer në funksion dy blloqe të KEK-ut, furnizimi me energji elektrike po vazhdon të shihet se shqetësuese, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Njohës të fushës së energjisë kanë paralajmëruar për një dimër të vështirë, derisa bizneset po frikësohen se do t’u duhet të largojnë punëtorë nga puna.

Ani pse të enjten është rikthyer në funksion Blloku B2 i KEK-ut, situata nuk po duket shumë shpresuese.

Madje, edhe për vetë kryeministrin Albin Kurti, situata e furnizimit me energji elektrike është shumë e rëndë, sidomos gjatë stinës së dimrit.

“Termocentrali Kosova A ka tri njësi me 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B 40 vjet të vjetra. Riparimet po e zvogëlojnë prodhimin e po na shtojnë importimin e reduktimet. Ka qenë e paimagjunuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet”.“Tash ende pa ardh dimri ka pas raste që 1 mgv ka shkuar 1 mijë euro. Situata është shumë e rëndë, ju po shihni çka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë e gjithë Evropën’’, tha ai.

E për këtë gjë, fajtorë sipas zyrtarëve të Institutit për Politika Zhvillimore INPED, është vetë qeveria e Kosovës.

Liron Gjocaj, nga ky institut thotë se nëse shteti nuk blen energji elektrike në këtë kohë, reduktimet gjatë dimrit do të jenë të mëdha.

E gjithë kjo situatë, më së shumti vështirësi po u shkakton bizneseve.

Biznesmeni Burim Piraj, thotë se dëmet financiare nga reduktimet e energjisë janë të mëdha.

Madje, ai thekson se nëse ndodhë ajo që po paralajmërohet gjatë stinës së dimrit, shumë kosovarë do t’i humbasin vendet e tyre të punës.

Pas rikthimit të njësive B2 dhe A3, të paktën ditëve në vazhdim pritet të ndalen reduktimet.

Kështu është zotuar kryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat