“Ratë në grackën e Shefqet Krasniqit, ja si ua hodhi të gjithëve”

Aktuale

“Ratë në grackën e Shefqet Krasniqit, ja si ua hodhi të gjithëve”

Nga: H.O. Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:23
Shefqet Krasniqi

Gjatë ditës së enjte është shpërndarë një foto e imamit Shefqet Krasniqi në një veturë luksoze. E për këtë veprim të tij, u komentua shumë në rrjetet sociale. Madje edhe Liri Loshi, i njohur si mjeku i UҪK-së, ka komentuar foton e tij, por duke thënë se ai me një postim të tillë, u hodhi të gjithëve, atij ju rrit name e të tjerët mbeten ‘me gishta në gojë’.

Ai përmendi edhe rastin e dhunimit të 11 vjeҫares, për të cilin rast tha se ka pasur më shumë huqje.

Postimi i plotë:

Ratë në grackën e Shefqet Krasniqit! Me një pozim në një makinë luksoze të huaj, ua hodhi të gjithëve! Atij iu rrit nami e ju që e kritikuat mbetet me gishta në gojë. Jo mirë! As n’facbook nuk asht mirë me gjuajtë pa e terezitë, se vret aty ku s’duhet dhe e huçë aty ku duhet!

Edhe për dhunimin e vajzës 11 vjeçare ka pasur më shumë huçje, sesa goditje në cak. Mos u ngutni me statuse pa u siguru për të vërtetën e lajmit nga të gjitha anët e nga të gjitha këndët! Nuk ka nevojë që kur bëhet një dëm, t’i shtohet edhe një dëm tjetër.

Fakte. Maturi! Korrektësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat