Aktori Jeton Zogjani viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Aktuale

Aktori Jeton Zogjani viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 17:42
Jeton Zogjani

Aktori Jeton Zogjani, ka shkuar sot në Hagë.

Ai njofton se takoi ish-Presidentin Hashim Thaçi, ish-kryparlamentarin Kadri Veselin dhe kreun e organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucatin, që qendrën e paraburgimit në qytetin holandez.

Zogjani thotë se ish krerët e vendit dhe të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ishin me “moral të fortë”.

Postimi i plotë:

Sot vizitova Ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlametarin Kadri Veseli, me ç’rast takova edhe Hisni Gucatin.

Te fort, si asnjeher me pare!

Te fala te gjithve, dhe shume mirenjohes per gjithcka.

Takimi me ta ishte i karekterit njerezor dhe miqesor.

Perkunder farses dhe padrejtesise qe po u behet, ata ishin te forte dhe me moral te lartë. U Shpreha mirenjohjen time atyre dhe nepermjet tyre te gjithe shokeve e bashkeluftetareve te UÇK-së. Une jam i bindur se ata do dalin faqebardhe dhe te forte nga kjo sfide. Kjo nuk eshte sfida individuale e tyre, por beteja e fundit ne mbrojtje te lirise dhe pavaresise sone nga propaganda dhe lufta e Beogradit qe synim ka njollosjen e luftes sone per liri dhe pavaresi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat