Kastrati: Kur të largohet pushteti Kurti, të shpallet Elvis Hoxha ‘non grata’

Aktuale

Kastrati: Kur të largohet pushteti Kurti, të shpallet Elvis Hoxha ‘non grata’

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 20:37
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se kur në Kosovës të largohet pushteti i Albin Kurtit, atëherë zyrtari i LVV-së, Elvis Hoxha, i cili sot e linçoi publikisht kreun e SBAShK-ut, Elvis Hoxha, duhet të shpallet person “non grata”.

Sipas tij, Elvis Hoxhës ja dha hapësirën në Kosovë “regjimi i Kurtit sepse ideologjia i bashkon”.

Ndërkohë, ligjvënësi opozitar deklaroi se Rrahman Jashari është hero i demokracisë më të re në Ballkan.

“Ai është kufitari që përmes grevës si një praktikë demokratike mbron kufirin e vlerave perëndimore kur ato sulmohen nga lindja komuniste. Kur në Kosovë do të ik pushteti autokratik i Kurtit çiftin e Elvis Hoxhës duhet ta shpallim NON-GRATA”, shkroi ai në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat