Pasi Bërnabiq pritet ta vizitojë Kosovën, Arifi e fton Kurtin për vizitë dy ditore në Luginë të Preshevës

Aktuale

Pasi Bërnabiq pritet ta vizitojë Kosovën, Arifi e fton Kurtin për vizitë dy ditore në Luginë të Preshevës

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 22:24
Shqipërim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një vizitë dy ditore te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Këtë ftesë ia bëri, pasi MPJ ia konfirmoi udhëtimin për në Kosovë, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ndryshe, e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka bërë me dije sot se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do të vizitojë Kosovën ditën e hënë. Nga kjo “zyrë” kanë thënë se këtë vizitë po e bëjnë publike 72 orë më herët, siç edhe thotë marrëveshja për vizitat zyrtare.

Ndërkohë institucionet e Republikës së Kosovës janë përgjigjur pozitivisht një kërkesë të tillë për vizitë dhe do të lejojnë. Kjo përgjigje pozitive nga Kosova vjen pas arritjes së marrëveshjes për punën e letërnjoftimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat