Pakoja ekonomike/ Krasniqi për Kurtin: Po bën pazar, është friakcak por presionin e rezistencën e din hak

Aktuale

Pakoja ekonomike/ Krasniqi për Kurtin: Po bën pazar, është friakcak por presionin e rezistencën e din hak

Nga: A.SH Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:00
Frashër Krasniqi

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tash anëtar i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar për pakon ekonomike të Qeverisë.

Ai ka ironizuar me kryeministrin duke thënë se pse 50 euro e jo 100?

Sipas tij, Albin Kurti po bën pazar, është friakcak por presionin e rezistencën e din hak.

Postimi në Facebook:

Pyetja është pse 50 euro? Pse jo 100 euro?

Albin Kurti po bën pazar. Sindikatat po bëjnë rezistencë të drejtë. Gjysmën e suksesit e mbërrijtën, me pak insistim do të mbërrijnë sukses të plotë.

Mos harroni: Albin Kurti është tuc. Veç presionin e rezistencën e din hak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat