Grevisti i kundërpërgjigjet pushtetit që ndau 50 euro për zyrtarët publikë

Aktuale

Grevisti i kundërpërgjigjet pushtetit që ndau 50 euro për zyrtarët publikë

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:09
Ali Sefaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar pakon e re për përballje me inflacion prej 150 milionë euro.

Në këtë pako parashihet mbështetja e familjeve që kursejnë energji elektrike, mbështetje për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistët, studentët dhe familjen nën asistencë sociale.

Megjithatë, një ndihmë e tillë po duket si lëmoshë nga anëtari i Këshillit Grevsit, Ali Sefaj, veçanërisht ndarja e 50 eurove për zyrtarët publikë.

Ai i reagoi Qeverisë Kurti duke kërkuar që të përfshihen sindikatat në grupet punuese për hartimin e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarët Publikë.

“Duam përfshirje në grupet punuese për hartimin e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtaret Publik! Duam ligje qe na trajtojnë me dinjitet, jo lëmoshë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat