Liri Loshi i reagon Memli Krasniqit: A kështu duhet t’i drejtohet kryeministrit të shtetit?

Aktuale

Liri Loshi i reagon Memli Krasniqit: A kështu duhet t’i drejtohet kryeministrit të shtetit?

Nga: H.O. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 21:26
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti, që t’ua jap rrogat nëpunësve shtetëror.

“Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat”, shkruan Krasniqi.

Ndaj këtij postimi ka reaguar, ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi. Ai e ka kritikuar Krasniqin për gjuhën e përdorur.

“Çfarë gjuhe asht kjo: ”Kryeministër lej pallavrat”?!!! A kështu duhet t’i drejtohet kryeministrit të shtetit një kryetar i partisë opozitare?! Shumë poshtë ka ra katundi Kosovë”, shkruan Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat