Çifti presidencial festojnë 10-vjetorin e martesës, Prindoni me dedikim për Vjosën: Një dekadë së bashku formalisht

Aktuale

Çifti presidencial festojnë 10-vjetorin e martesës, Prindoni me dedikim për Vjosën: Një dekadë së bashku formalisht

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 22:28
Çifti presidencial, Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu

Çifti presidencial, Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu, jo pak herë janë bashkë në syrin e mediave.

E për ta sot (e shtunë) është një ditë e veçantë, pasi kjo shënon jubileun e tyre të martesës.

Vjosa dhe Prindoni po festojnë 10 vjetorin e martesës, pasi në një datë si kjo një dekadë më parë ata u kurorëzuan.

Dyshja kanë publikuar një fotografi të përbashkët nga liqeni Bled i Sllovenisë, i njohur për ishullin e veçantë në mes dhe kishën që ndodhet në të – Kisha e Marisë së Mbretëreshës, e njohur edhe si Kisha e Pelegrinazhit të Supozimit të Marisë, ose Zoja e Liqenit.

“Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Prindoni dhe Vjosa përndryshe janë prindër të dy vajzave binjake, të quajtura Anda dhe Dua.

Ndryshe, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh Presidente e vendit më datë 4 prill të vitit të kaluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat