Kimete Berisha me fjalë epike pas “sulmit” me miell ndaj Muratit!

Aktuale

Kimete Berisha me fjalë epike pas “sulmit” me miell ndaj Muratit!

Nga: M.H. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 23:38
Kimete Berisha

Gjatë ditës së sotme është gjuajtur me miell ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ky “sulm” u organizua nga PSD, duke arritur të kthehen sot një temë diskutimi në opinonin public.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe publicistja Kimete Berisha.

Ajo erdhi me një shkrim epik, duke shkruar, “para sulmit me miell, qëndroi i qetë dhe i buzëqeshur si Mic Sokoli para topit”, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu Berisha thekson që sipas saj Vetëvendosja është gëzuar shumë dhe është shprehur krenare për heroizmin e treguar nga Hekuran Murati.

Postimi i plotë

Para sulmit me miell, qëndroi i qetë dhe i buzëqeshur si Mic Sokoli para topit. 

Edhe kur i hyri mielli në vesh, nuk u lig, e ruajti gjakftohtësinë, nuk iu kundërpërgjigj armikut, por sulmin me miell të situr, e përjetoi me diniitet të lartë njerëzor.

Vetëvendosja është gëzuar shumë dhe është shprehur krenare për heroizmin e treguar nga Hekuran Murati, që nuk është frikësuar nga mielli dhe ka qëndruar stoik para sulmuesit me miell.

P.S....miellit ia shtojmë pak kripë - e përziejmë pak, ia hedhim 2 vezë dhe vazhdojmë e përziejmë derisa të bëhet brumë i butë...

dhe në fund të del

Hekuran Petulla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat