Pozhari ‘shpërthen’ me kritika ndaj deputetëve të LVV-së: Janë palu si pula të nukta!

Aktuale

Pozhari ‘shpërthen’ me kritika ndaj deputetëve të LVV-së: Janë palu si pula të nukta!

Nga: A.M. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:19
Analisti Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka ‘shpërthyer’ me kritika ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebbok u shpreh se pjesa dërrmuese e deputetëve janë “palu si pula të nukta”.

“Definitivisht disa janë praktikanta që vendin e parë të punës e kanë si deputet.

E, disa kur po e qelin gojën, ma të mençur po duken kur po heshtin.

Po më dhimbsen qato taksa që i paguaj e ju i merrni si rrogë dhe mëditje.

Deputetë mumje”, u shpreh Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

"Thembra e Akilit" e Albin Kurtit janë deputetët e Vetëvendosjes. Dikur me 10-12 deputetë e çojshin në kambë Kosovën, tash pjesa dërrmuese e tyre janë palu si pula të nukta.

Definitivisht disa janë praktikanta që vendin e parë të punës e kanë si deputet.

E, disa kur po e qelin gojën, ma të mençur po duken kur po heshtin.

Po më dhimbsen qato taksa që i paguaj e ju i merrni si rrogë dhe mëditje.

Deputetë mumje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat