Kadrijaj – Kurtit: Falë tyre u bëre kryeministër, e sot po i quan analfabetë mërgimtarët

Aktuale

Kadrijaj – Kurtit: Falë tyre u bëre kryeministër, e sot po i quan analfabetë mërgimtarët

Nga: A.SH Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:51
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur të pandershëm dhe shumë të ulët epitetin analfabetë për mërgimtarët i thënë nga Kryeministri Albin Kurti.

Kadrijaj përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, u shpreh se Kurti  pasi i mashtroi për ta votuar, tani po i ofendon ata.

“Është i pandershëm dhe shumë i ulët epiteti analfabet për mërgimtaret tanë. Pasi i mashtrove deri në përulje tash fillove me i ofendu me epitete qe ata kurrë se kanë meritu.

Aq më tepër nga ti, që falë tyre je këtu në këtë pozitë.Liria dhe shteti ynë e kanë emëruesin e përbashkët e ai emërues është populli ynë kudo që jeton dhe vepron”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat