Kryeprokurori e prokurori i rastit nuk dalin në konferencë për rastin e 11-vjeçares, flet zëdhënësja

Aktuale

Kryeprokurori e prokurori i rastit nuk dalin në konferencë për rastin e 11-vjeçares, flet zëdhënësja

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 10:28
Laureta Ulaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media lidhur me veprimet konkrete në rastin e 11-vjeçares, por nuk ka folur as kryeprokurori e as prokurori i rastit.

Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj ka dhënë disa informacione, që sipas saj lidhen me veprimet konkrete të kësaj Prokurorie. 

“Rasti është paraqitur më 21 qershor, derisa më 7 korrik të këtij viti, Prokurori ka dëgjuar të dëmtuarën në Prokurori. Prokurori si pasojë e mungesës së psikologëve të angazhuar në Prokurori.

Pra ka marrë kohë derisa është siguruar e dëmtuara. Prokurori nuk ka pasur mundësi ta intervistojë pa prezencën e psikologes. Nuk ka pasur një raport të ekzaminimit, nuk ka pasur persona të identifikuar deri në atë kohë, që në mënyrë të dëshmive, të sigurohen dëshmi të këtyre personave.”, tha Ulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat